Mënyra më e lehtë për të gjetur artikujt në treg

Portali juaj i njoftimeve pa pagesë.

Market24.al është një portal i hapur për të gjithë. Qëllimi i tij është që ti mundësojë çdokujt publikimin e artikujve apo njoftimeve të ndryshme në web, në atë mënyrë që do ti lejonte njerëzve të tjerë që ta gjenin atë lehtësisht.

E nisëm këtë projekt në fakt, si një nevojë që na u paraqit ndërkohë që tentuam vetë të publikonim dicka me rëndesi. Për të qenë më të saktë, publikimi në vetvete nuk është edhe aq problem duke qenë që jetojmë në epokën e mediave sociale si Facebook, Twitter, Instagram (etj). Por sa vlerë mund të ketë publikimi juaj duke përdorur keto mjete komunikimi, ndërkohë që shumica prej nesh ka një numër të kufizuar miqsh të lidhur të cilët do kenë mundësinë ta shohin atë ?

"Sa vlerë ka një diamant në shkretëtire ?"

Në mënyrë që publikimi juaj të marrë vlerën e duhur, ai duhet të jetë lehtësisht i kërkueshëm dhe po ashtu lehtësisht i gjendëshëm nga personat e interesuar. Për këtë arsye, “kërkimi efikas dhe i detajuar qendron në gjenezen e portalit tone, dhe i tille ka për të mbetur gjithmonë”.

Shembull: në foton e mëposhtme, ilustrohet kërkimi për një makinë: Bmw SUV (fuoristrade), që të ndodhet në Tiranë (maksimumi në rreze largësie 10km), që të zotërojë maksimumi 200 mijë km, me vit prodhimi ndërmjet 2010 - 2018, me kamio automatike dhe karburant të llojit: naftë.

Kërkimi i detajuar për një makinë

Nga ana tjetër, ne vlerësojmë që efikasiteti i një kërkimi lidhet ngushtë me detajet e dhëna gjatë momentit te publikimit, prandaj mundohemi të mbajme sa më lart kualitetitin e publikimeve si edhe detajet e lidhura me to. Për ta ilustruar me një shembull: Sa vlerë ka të gjendesh përpara një pirgu të madh me rroba para teje, nderkohe qe ti po kerkon per nje T-shirt me madhesi large, ne ngjyre te kuqe, me permbajtje pambuk e me jakë V. Nëse je i vjetër mjaftueshëm në moshë dhe je rritur në Shqipëri, mbase ju kujtohet “Gabi” :) :).

Pra, është shumë e lehtë të krijosh një postim pa vlerë, e po ashtu është e vështirë ti tregosh “botës” vlerën e vërtetë që artikulli juaj mbart. Këtë problem ne shpresojmë që ta zgjidhim duke ofruar një platformë moderne në funksionalitet dhe të thjeshtë e efikase në përdorim.

Publikimi i një artikulli

Jemi ende larg asaj që kemi planifikuar, por mbetemi padyshim të përkushtuar dhe në rrugen e duhur. Ju falenderojmë për besimin që keni treguar në #market24al dhe mirepresim cdo sugjerim, ide apo bashkëpunim të mundëshem me qëllim arritjen e objektivit tonë.

Market24
From Germany with