The Easiest Way to find Items on the Market

Termat dhe Kushtet

Mirësevini në market24.al. Market24.al ju ofron shërbime, sidomos njoftime të vogla, profile, shops, këshilla dhe oferta të ndyshme në E-Mail (të emërtuara në vijim “shërbime”, për të cilat janë në fuqi këto kushte shfrytëzimi. Ju lutemi të mbani parasysh se kushtet e shfrytëzimit të market24.al mund të ndryshojnë dhe të aktualizohen në çdo kohë. Për ndryshimet e mundshme nuk kryhen lajmërime individuale. Versionin aktual me kushtet e shfrytëzimit ju e gjeni gjithmonë këtu në market24.al. Duke i përdorur këto shërbime ju miratoni kushtet e mëposhtme të shfrytëzimit.

Njoftime të vogla pa pagesë

Përdorimi i njoftimeve të vogla (duke përfshirë njoftime për makina, njoftime për vende pune, njoftime për kontakte etj.) është pa pagesë dhe kryhet për një kohëzgjatje prej 6 javësh. Përjashtim përbëjnë njoftime të caktuara për pasuri të patundshme. (shih më poshtë).

Jo njoftime të dyfishta (jo përsëritje të njoftimeve)

Vendoseni (Botojeni, shpalleni) ju një njoftim vetëm një herë në një kategori të përshtatshme dhe vetëm tek vendndodhja e ofertës ose e kërkesës. Njoftimi juaj do të shfaqet në vendin dhe kategorinë e zgjedhur e gjithashtu njerëzit mund ta gjejnë edhe me kërkim mbirajonal në mbarë vendin apo mbarë Shqipërinë. Edhe shërbimet mbirajonale nuk lejohet të ofrohen disa herë. Përmblidhini ju parashtrimet e ndryshme të një artikulli apo të shërbimeve në një njoftim. Nuk lejohet vendosja (botimi, shpallja) disa herë e njoftimeve me përmbajtje identike - edhe në rajone dhe kategori të ndryshme. Po ashtu nuk lejohet që ta manipuloni market24.al në një mënyrë të tillë, që një njoftim të shfaqet gjithmonë sipër në listën e rezultateve, teksa ju p.sh. i deaktivizoni rregullisht njoftimet dhe i vendosni sërishmi. Kjo vlen edhe për njoftimet, të cilat ndryshojnë në tekst apo figurë, por janë të njëjta në përmbjajtje. Nuk lejohet përdorimi i adresave të ndryshme të E-Maileve brenda të njëjtës kategori, veçanërisht nëse kjo gjë mund të gënjente në lidhje me identitetin.

Përgjegjësia vetjake për përmbajtjet

Gjatë çdo njoftimi njoftuesi ka obligimin:

  • që ta vendosi (shpalli) atë në kategorinë e përshtatshme përkatëse;
  • ta përshkruajë çdo ofertë në mënyrë korrekte dhe të qartë me të gjitha vetitë dhe tiparet e rëndësishme me anë të tekstit dhe mundësisht figurave
  • ta deklarojë shfrytëzimin privat apo për arsye komerciale të market24.al. Gjatë njoftimeve komerciale janë në fuqi detyrimet ligjore lidhur me informacionin, si p.sh. të dhëna të plota për licencën, kopirajtin, vendin etj. Linkimi nuk mjafton.

Përgjegjësia për përmbajtjet e njoftimeve, fotove, profileve ose artikujve të tjerë bie vetëm tek autorët. Market24.al nuk merr përsipër asnjë lloj garancie për njoftimet apo artikujt e botuar nga të tretë, sidomos gjatë shpërdorimit të market24.al. Duke vendosur njoftimin, njoftuesi konfirmon se i posedon të drejtat e përdorimit të teksit dhe figurave.

Market24.al ka të drejtën, por nuk është i detyruar, t’i verifikojë përmbajtjet lidhur me përputhshmërinë e tyre me ligjet apo me këto kushte shfrytëzimi dhe për këto qëllime t’i vonojë ato. Ne ruajmë të drejtën për t’i kufizuar shërbimet tona apo për t’i mbyllur ato, për t’i hequr përmbajtjet si edhe për të ndërmarrë hapa teknikë dhe ligjorë, për t’i mbajtur larg përdoruesit e market24.al, nëse ekziston dyshimi apo pikëmbështetje për cënimin e kushteve të shfrytëzimit apo për cënimin e të drejtave të të tretëve. Kur ekziston një dyshim market24.al ka të drejtën dhe sipas rastit është i detyruar t’i sigurojë (mbrojë) veprimet e përdoruesve si edhe përmbajtjet përkatëse. Për të ndaluar raste të tjera të shpërdorimit ne mund të bllokojmë në këtë kontekst adresa të veçanta E-Mailesh, IP-adresa dhe/ose numra telefoni dhe për këtë qëllim t’i ruajmë (sejvojmë) për kohëzgjatjen e lejuar ligjore (E-Mail adresa dhe numrat e telefonit: maksimumi 2 vite, IP-adresa: maksimumi 60 ditë). Pretendimet për shkak të heqjes së një përmbajtjeje apo për shkak të bllokimit të përkohshëm apo afatgjatë të përdoruesit janë të pamundura.

Siguria

Market24.al ka në çdo kohë të drejtën – sidomos gjatë dyshimeve në saktësinë e të dhënave të bëra – të kërkojë nga përdoruesi dëshmi për të dhënat e tij, sidomos duke paraqitur dokumente zyrtare si të themi një letër identifikimi. Deri në paraqitjen e dëshmive të përshtatshme market24.al ka të drejtën ta bllokojë pjesërisht apo plotësisht shfrytëzimin e Websit-it.

I raportoni ju lutemi njoftimet me përmbajtje mundësisht të palejueshme tek market24.al nëpërmjet “Verstoß – Anzeigen melden” ose me anë të E-Mail-it në [email protected] Kështe ne mund të kujdesemi së bashku që oferta në faqet e market24.al të mbetet gjithmonë integer. Njoftuesit që kanë vulën e kontrollit ofrojnë më shumë siguri. Por edhe tek zotëruesit e vullës së kontrollit u vini veshin udhëzimeve tona për sigurinë dhe ndihmën.

Parimet

Përdoruesit obligohen t’u përmbahen parimeve të shtjelluara në vijim. Këto parime nuk pretendojnë se janë të përplota. Përdoruesit janë vetë përgjegjës për veprimin e tyre në market24.al. Ju lutemi respektoni dispozitat ligjore në fuqi. Sidomos duhen respektuar rreptësisht:

  • Vetëm Shop-Artikel lejohen të ofrohen si opsion i vetëm për dorëzim malli dërgesë duke e përjashtuar një marrje personale.
  • Të dhënat e kontaktit lejohen të regjistrohen vetëm në fushat e parashikuara përkëtë gjë. Facebookaccounts, Emrat e skypit dhe emrat e messenger, numrat e telefonave e të tjera të ngjashme nuk lejohen në tekstin e përshkrimit apo në figurë.
  • UOferta të përshkruara në mënyrë të pamjaftueshme, duke përfshirë oferta apo kërkesa të përgjithshme për blerje.
  • Dispozitat e kodit penal
  • Dispozitat e ligjit për mbrojtjen e rinisë.
  • Dispozitat e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave si edhe normat për ofertat e të rriturvedhe dispozita të tjera për mbrojtjen e rinisë.
  • Të drejtat kombëtare dhe ndërkombëtare për autorin, markat, targat, patentat dhe emrat.
  • Dispozitat e ligjit për mbrojtjen e kafshëve.
  • Marrëveshja europiane për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake.
Përmbajtje të palejueshme

Sidomos është e palejueshme të reklamohen apo të kërkohen përmbajtjet e mëposhtme:

  • Reklama për faqe të tjera interneit (përjashtohen përshkrimet e produkteve të faqeve të prodhuesve), sidomos E-Commerce Shops të jashtëm apo ankande në internet, si edhe QR Codes në figurat e njoftimeve.
  • Qofshin të çdo lloji: Network Marketing, Multi-Level-Marketing, Lojra piramidale, Sisteme top dëbore.
  • Thirrje për parapagesa anonime (p.sh. pagesa me anë të dëftesave me vlerë, Paysafecard)
  • Tendera për çmimet, oferta për baste të çdo lloji duke përfshirë lloton dhe lojra të tjera fati.
  • Kreditë, huat dhe ndihmat financiare.
  • Depozita në para, fonde, letra me vlerë sidomos aksione (nuk preken dokumentet historike), kërkesat për mbledhjen e borxheve.
  • Thirrjet për dhurime financiare.
  • Kontrata e celularëve, të DSL apo të telefonave.
  • Çmimet e biletave të aktiviteteve me një çmim më të shtrenjtë se çmimi i caktuar nga organizatori.
  • Numra telefoni me pagesë dhe shërbime SMS pa të dhënat e çmimit dhe frekuenca digitale.
  • Shprehje apo nxirrje ofenduese, të pacipa apo diskriminuese.
  • Përmbajtje dhe simbole raciste, shpifëse, që lavdërojnë dhunën, që janë armiqësore ndaj kushtetutës, duke përfshirë media, urdhëra dhe distinktiva naziste të pakomentuara në mënyrë shkencore.
  • Njoftime antiligjore, të cilat cënojnë apo kërcënojnë të drejtat apo shëndetin e të tretëve.
  • Pornografia, duke përfshirë shkrime apo objekte pornografike dhe rrezikuese të rinisë.
  • Agjendi modelesh, trainime modelesh, fotografë, castings apo gjëra të ngjashme si oferta komerciale pa të dhënat e licencës, kopirajtin, vendndodhjen etj apo private.
  • Titujt juridikë
  • Lista, regjistra apo gjëra të ngjashme, të cilat përmbajnë adresat e prodhuesve, të tregtarëve dhe dërguesve.
  • Njoftime në gjuhë të huaja pa përkthimin shqip, me përjashtim të anglishtes.
Objetet e palejueshme

Objekte të palejuara qoftë si oferta apo edhe si kërkesa, janë:

  • Objekte të të gjitha llojeve të vjedhura, të falsifikuara apo të kopjuara pa miratim, këtu hyjnë edhe produktet e piratuara.
  • Drogat, substancat stimuluese në sensin e ligjit për substancat e anestezisë, medikamente që kërkojnë receta dhe ato që shiten lirshëm, lente kontakti, preparate që nuk shiten lirshëm për dietat dhe formimin e muskujve.
  • Artikuj duhani pa vulën shqiptare të taksave
  • Alkohol i prodhuar vetë apo ushqime të prodhuara vetë.
  • Substanca radioaktive, helme, produkte piroteknike, eksplozivë si edhe kimikate të tjera që rrezikojnë shëndetin.
  • Aparatura të mëdhaja mjekësore (ndërmjet të tjerave aparatura rëntgeni, defibrilator, aparatura për ultratinguj)
  • Organe njerëzore, gjaku si edhe lëngje të tjera të trupit.
  • Armë në sensin e ligjit të armëve, sidomos armë zjarri, armë për goditje dhe armë çpuese të çdo lloji si edhe municion; po ashtu armë me CO2 dhe armë me ajër me presion të çdo lloji.
  • Dokumente të autoriteteve, vinjeta apo licenca, uniforma nga fushat e rëndësishme të sigurisë.
  • Artikuj me shenja të organizatave antikushtetuese duke përfshirë edhe paraqitje të padukshme apo të fshehura.
  • Objekte që gjenden jashtë shtetit.
  • Lloje kafshësh dhe bimësh të mbrojtura (p.sh. dru palisandri) ose preparate dhe produkte prej tyre, pa dokumentin e ligjshmërisë (p.sh. dëshmia e CITES) si edhe vërtetimi i kultivimit, të cilat lexohen mirë në njoftim dhe duhen integruar në figurë. Artikuj prej fildishi janë në përgjithësi të ndaluara.
  • AOferta për daunlodim të licencave të software si edhe Accounts, coins për pika lojrash dhe coins.
  • Software për dekodim apo aparate për dekodim si p.sh. për dekodim të Pay-TV.
Mbrojtja e blerësve

Në kuadrin e tërë veprimtarisë së tyre të biznesit nëpërmjet market24.al, shitësit duhet të sillen në përputhje me ligjin dhe të respektojnë sidomos normat ligjore dhe të organeve. Shitësit duhet të respektojnë tërë dispozitat për mbrojtjen e konsumatorit, përderisa ata janë sipërmarrës dhe blerësit janë konsumatorë. Kjo vlen para së gjithash për pranimin sipas rregullave të të drejtës së prapësimit, për aq sa kjo kërkohet në mënyrë ligjore. Shitësi nuk ka të drejtën që tatimet apo provizione që duhet t’i paguajë vetë t’ja bart blerësit dhe t’ja kërkojë këtij. Shitësit nuk lejohen që të dërgojnë E-Mails komercialë tek përdorues të tjerë të market24.al pa miratimin shprehimisht të mëparshëm të market24.al apo t’i kontaktojnë duke kapërcyer masën e domosdoshme për likuidimin e transaksioneve të kryera nëpërmjet market24.al.

Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave tuaja është prioriteti më i lartë i market24.al. Deklarimin tonë lidhur me obligimin për mbrojtjen e të dhënave të tuaja, ju e gjeni në market24.al si deklaratë për mbrojtjen e të dhënave. Nëpërmjet shfrytëzimit të market24.al ju miratoni regjistrimin, përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale nëpërmjet sipërmarrjes tonë si vendi përgjegjës që i ruan në servera, të cilët ndodhen në Republikën Federale të Gjermanisë. Nuk lejohet që të koleksionohen informacione personale si adresa E-Maili të përdoruesve të tjerë apo t’u jepen të tretëve apo t’i gjesh këto me ndonjëfarë mënyre pa miratimin e përdoruesit përkatës. Po ashtu nuk lejohet që të kopjohen, të ndryshohen apo të përhapen përmbajtjet e njoftimeve të huaja. Njoftimet në market24.al mund të shpallen sipas rastit për të rritur numrin e të interesuarve, në portale partnere, të cilat janë ofruese të shërbimeve të ngjashme si market24.al, sidoqoftë jo për qëllime të tjera nga ato të shpalljes së njoftimit. Në përjashtime të pakta market24.al mund të citojë përmbajtje nga faqe këshillash në market24.al për të ilustruar vendin e tregut ose t’i botojë njoftimet në gazetat ditore si njoftime të vogla duke dhënë adresa anonime E-Maili.

Të drejtat e përdorimit

Nëpërmjet porosisë për njoftime, porositësi i jep market24.al një të drejtë përdorimi lidhur me të gjitha llojet e përdorimit, të cilat janë të domosdoshme për përdorimin sipas kontratës të teksteve apo figurave të vëna në dispozicion, duke përfshirë të drejtat e përpunimit. Të drejtat e përpunimit do të thonë, që market24.al ruan të drejtën ta përpunojë modelin (projektin, paraqitjen etj) duke përdorur mundësi përpunimi analoge, dixhitale apo të tjera duke e ruajtur të drejtën e autorit dhe ta ndryshojë (prerja, montimi, korrigjim i ngjyrave). Market24.al ka të drejtën t’i botojë përmbajtjet e njoftimeve pjesërisht apo plotësisht në objekte printuese ose në faqe të tjera interneti për të rritur rrezen e përhapjes. Market24.al ruan gjithashtu të drejtën ta përdorë me para modelin (projektin, paraqitjen etj) për reklamë vetjake në të gjitha mediat. Njoftimet që u ka kaluar afati arshivohen, po qe se nuk janë fshirë më parë nga i interesuari.

Marrja e palejuar e përmbajtjeve, për shembull për t’i botuar në Webseite të tjera apo në media të tjera shkel të drejtën e autorit dhe nuk lejohet.

Jo spame, jo koleksionues të dhënash

Eshtë ilegale të përhapësh apo të bësh reklamë për spame, letra zinxhirë apo sisteme si topi i dëborës.

Nuk është e lejueshme që të ndërhyhet tek market24.al me anë të automatizmave si Crawler, Spider apo Scraper dhe të grumbullosh përmbajtje, pavarësisht për çfarë qëllimi, pa mirëkuptimin tonë shprehimisht me shkrim.

Ju lejoheni t’i përdorni të dhënat e lidhura me personin vetëm për t’u lidhur me një përdorues tjetër në lidhje me një njoftim të caktuar. Të dhënat e përdoruesve, që ju i merrni në lidhje me shfrytëzimin e mjetit të komunikimit të vënë në dispozicion, duhen trajtuar me konfidencë dhe nuk lejohet t’i bëni të aksesueshme pë të tretë apo t’ia përcillni të tretëve pa miratimin e të autorizuarit (atij që ka të drejtën).

Nuk lejohet t’i anashkaloni masat e ndërmarra nga market24.al, masa që shërbejnë për të penguar apo kufizuar ndërhyrjen në Webseite.

Në rastin e dërgimit të viruseve apo teknologjive të tjera, të cilat mund të dëmtojnë market24.al apo interesat apo pronën e përdoruesve të market24.al, market24.al ka të drejtën të ndërmarrë hapat përkatës ligjorë kundër shkaktarit.

Përdoruesit në asnjë rrethanë nuk e kanë të drejtën, t’i dërgojnë të tretëve të dhëna për akses si passwort. Në rast se prapëseprapë të tretët marrin akses tek kontoja apo përdoruesi ka fakte të tjera për shpërdorimin e kontos, ai duhet ta informojë urgjentisht market24.al dhe t’i ndryshojë të dhënat e aksesimit. Market24.al nuk është përgjegjës për dëmet, të cilat burojnë nga komportimi i pakujdesshëm i përdoruesit me të dënat e veta. Parandalimi i shpërdorimit i takon përdoruesit.

Përgjegjësia dhe procedura e shuarjes së zënkave

Market24.al nuk e merr përsipër garancinë për disponueshmërinë e pandërprerë të Webseite. Njoftimet në market24.al vijnë nga përdoruesit dhe sipërmarrjet partnere. Për njoftimet që vijnë nga sipërmarrjet partnere, janë në fuqi automatikisht AGB e sipërmarrjeve partnere. Ne tërheqim vëmendjen se market24.al nuk mund të marr përsipër garancinë për saktësinë, cilësinë, plotësinë, sigurinë apo ligjshmërinë e njoftimeve apo të komunikimit të përdoruesve. Për dëme, të cilat shkaktohen nga market24.al, market24.al mban përgjegjësi vetëm për dëmet e qëllimshme apo nga pakujdesia. Përveç kësaj, përgjegjësia e market24.al kufizohet në dëme të tilla, të cilat ishin tipike dhe të parashikueshme në kohën e lidhjes së marrëveshjes. Kufizimet dhe përjashtimet e përmendura më sipër nga garancia nuk janë në fuqi për dëme nga cënimi i jetës, cënime trupore apo të shëndetit.

Market24.al as nuk është gati dhe as nuk është i obliguar për të marrë pesë në një proces për shuarjen e zënkave në një organ për pajtimin e konsumatorëve.

Përjashtimi i përgjegjësisë për përmbajtjen e faqeve të jashtme të linkuara të internetit.

Në webseitin market24.al si edhe në subdomenet përkatës gjenden linke për faqe të jashtme në internet. Sipërmarrja jonë nuk ka asnjë ndikim në trajtën dhe përmbajtjen e faqeve, me të cilat linkohet. Prandaj market24.al nuk merr përsipër asnjë garanci për aktualitetin, saktësinë, plotësinë apo cilësinë e informacioneve të vendosura atje dhe distancohet këtu shprehimisht nga të gjitha përmbajtjet e këtyre faqeve. Kjo deklaratë vlen për të gjitha linket për faqet e jashtme, të përfshira në market24.al dhe për përmbajtjet e tyre.

Dispozitat përmbyllëse

Këto kushte të shtjelluara përbëjnë gjithsej marrëveshjen midis market24.al dhe përdoruesve të tij dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo marrëveshje i nënshtrohet ligjeve të Republikës Federale të Gjermanisë. Në rast se ne nuk i realizojmë (imponojmë) dot rregulla (rregullore) të caktuara, nuk do të thotë se heqim dorë nga e drejta për ta bërë këtë në një moment të mëvonshëm. Në rast se njëri nga këto kushte do të jetë pa efekt, kushtet e tjera e ruajnë edhe më tej efikasitetin e tyre. Market24.al rezervon të drejtën, t’i tërheq në çdo kohë të drejtat nga kjo marrëveshje. Po qe se ju dëshironi ta anulloni (pushoni) marrëdhënien e shfrytëzimit me market24.al, ju lutemi, ta drejtoni këtë me shkrim në adresën market24.al GmbH&Co. KG, Nympherburger Straße 14, 80335 München ose me E-Mail në [email protected] Po qe se market24.al e prish (anullon) marrëdhënien e përdorimit me përdoruesit, kjo do të bëhet me E-Mail në adresën e dhënë të E-Mailit apo me letër rekomande.

Për pyetje dhe sugjerime na shkruani ju lutem në [email protected]. Ju urojmë sukse të shumta në shitje nëpërmjet njoftimeve të shkurtëra dhe E-Commerce Shop-Artikel!

Market24
From Germany with